Spanja i falet Aspasit në miqësoren ndaj Tunizisë (Video)
Spanja e ka mposhtur me rezultat 1:0 Tunizinë
‘Furia e Kuqe’ ka zhvilluar ndeshjen e fundit miqësore në prag të Kupës së Botës, shkruan Periskopi.
Skuadra e udhëhequr nga Julien Lopetegui shënoi fitore me rezultat 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Iago Aspas në minutën e 84-të.
Spanja është njëra nga kombëtaret favorite për ta fituar Kupën e Botës, e cila fillon më 14 qershor në Rusi. /Periskopi/



