Spanja nga 0-2 në 2-2 ndaj Anglisë (Video)
Gjithëqka filloi mirë për ‘tre luanët’ të cilët kaluan në epërsi në minutën e 9’ përmes një penaltie të realizuar nga Adam Lallana.
Anglia në minutën e 25’ mbeti pa golashënuesin e tyre deri në ata moment pasi që Lallana u lëndua dhe u zëvendësua nga lojtari i Arsenalit, Theo Walcott.
Edhe në pjesën e dytë ishte po i njëjti skenar, ku anglezët dominuan lojën ku arritën të shënojnë në minutën e 48’ kësaj radhe përmes Jamie Vardy, pas një super kundërsulmi.
Spanja filloi të shfaqet e rrezikshme në dhjetë minutat e fundit të takimit ku golin e parë e shënuan përmes Iago Aspas, ndërsa për golin e barazimit u përkujdes mesfushori i Real Madridit, Isco Alcaron ku praoni një harkim nga Carvajal dhe arriti të mposhtë portierin e Anglisë për rezultatin përfundimtar 2-2. /Periskopi.com/
https://www.youtube.com/watch?v=IgMP6o7Lfwc



