Spanjollët sërish më të mirët në Ligën e Kampionëve
Siç është bërë zakon viteve të fundit, edhe sivjet në çerekfinale më së shumti pjesëmarrës ka nga kjo ligë.
Spanja përfaqësohet nga tri ekipe: Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madridi.
Gjermania ka dy ekipe, Bayernin dhe Dortmundin, ndërsa nga një kanë Italia, Anglia e Franca.
Kampioni Juventus përfaqëson Serinë A, Leicesteri Premier Ligën dhe Monaco Ligue 1 të Francës.



