Sparta e Pragës bën një reagim skandaloz në lidhje me tifozët e saj
Në ndeshjen e fundit të Sparta Pragës, tifozët e klubit nga Çekia shpalosen flamuj me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Pikërisht për këtë ka reaguar klubi çek. Në fakt, nuk është përmendur fare skandali që bën tifozët, por vetëm treguan të vërtetën në lidhje me futbollistin serb, Veljko Birmancevic, shkruan Indeksonline
“Veljko Birmancevic është i lënduar dhe për shkak të kësaj gjendje shëndetësore nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Friis në ndeshjet në vijim.
Hapësira brenda klubit është e hapur për të gjithë pa dallime. Pavarësisht kombësisë, ngjyrës së lëkurës, orientimit seksual apo fesë. Sparta është një klub i hapur.
“Sparta kërkon unitet dhe qëndrim profesional nga të gjithë ata që bartin logon e klubit. Vetëm kjo sjelle korrespondon me një ambient profesional”, shkruhet në një pjesë të reagimit të klubit nga Çekia.



