‘Special One’: Njerëzit të cilët kurrë nuk fitojnë asgjë janë më keqinj se ata që gjithmonë fitojnë
Jose Mourinho vazhdon të jap deklarata interesante
Trajneri portugez kaloi një sezon plotë kritika pasi United u eliminua në Chamipons League nga Sevilla dhe në Carabao Cup nga Bristol City, transmeton Periskopi.
“Është faji im pasi karriera ime është e ndërtuar për të fituar,” ka thënë Mourinho.
“Gjithmonë flitet për trofe dhe vetëm trofe. Dhe tani është bërë një vit pothuajse pa trofe dhe ndihem se kjo është më e rëndësishme sesa njerëzit që kurrë nuk kanë fituar ndonjë gjë.
“Por në realitet, njerëzit që kurrë nuk fitojnë asgjë janë më keqinj se ata që gjithmonë fitojnë.
“Unë kurrë nuk kam kaluar një sezon pa trofe, kështu që nëse unë nuk e fitoj FA Cup, është fakt se nuk më intereson fare që isha në finale,” përfundoi ‘Special One’. /Periskopi/



