Specialja anulon dy seancat për Thaçin në rastin e administrimit të drejtësisë, nuk jep arsyet

Specialja anulon dy seancat për Thaçin në rastin e administrimit të drejtësisë, nuk jep arsyet

Gjykata Speciale ka njoftuar se seancat e planifikuara për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë, janë anuluar.

Seancat e parashikuara për datat 14 dhe 17 prill 2026 nuk do të zhvillohen, ndërsa institucionet gjyqësore nuk kanë dhënë arsye specifike për këtë vendim.

Në njoftim theksohet:

“Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): anulohen seancat e planifikuara për javën e ardhshme. Ju njoftojmë se seancat e planifikuara për datat 14-17 prill 2026 në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve në lidhje me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, janë anuluar. Informacione të mëtejshme do të jepen sapo të jenë të disponueshme.”

Specialja nuk ka bërë ende të ditur se kur do të zhvillohen seancat e reja, duke lënë të hapur mundësinë për ndryshime në kalendarin e procesit gjyqësor.

Shpërndaje në: