Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjykimi ka përfunduar

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjykimi ka përfunduar

Gjykata Speciale me seli në Hagë ia  ka vazhduar paraburgimin ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.

Kjo masë u mor përkundër që procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së ka përfunduar, transmeton Klankosova.tv.

“Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 16 mars, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit”.

“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i akuzuari mund ta pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë krime të tjera”, thuhet në vendimin e kësaj gjykate.

Shpërndaje në: