Spektakël në Tiranë, femra seksi dhe supermakina… (Foto)

Spektakël në Tiranë, femra seksi dhe supermakina… (Foto)

Tirana ka marrë pamjen e një shesh-xhirimi të Hollivudit në ditën e premierës së filmit “Fast&Furious 8”.

Femra superseksi si ne ato te serive te ‘Fast’ dhe makina sportive dhe luksoze teper të shtrenjta shikoje në ambientet e kinemasë së TEG-ut, ku u mbajt dhe premiera e filmit shumë të dashur nga të rinjtë.

Mbrëmja rezervoi për protagonistët e serisë së 8 të sagës së famshme të shpejtësisë, premierën botërore të “The Fate of the Furious”, që vjen si premierë botërore edhe në kinematë shqiptare.

Producentët janë përpjekur që mungesën e Paul Walker ta zëvendësojnë me emra të tjerë të njohur, duke vënë krah Vin Diesel, Dwayne Johnson e Jason Statham në një përballje të paharrueshme.

Prania e Charlize Theron është një tjetër risi e këtij prodhimi. Aktorja, në film shfaqet si një grua manipulative, e cila përpiqet të joshë Domin në botën e krimit. Njerëzit e afërt të tij, përfshi edhe Lettyn, do të kuptojnë që ai nuk është më i njëjti.

Ajo që e bën më të veçantë për publikun shqiptar këtë film është fakti se, kastit të zgjedhur të aktorëve hollivudianë i bashkohen 3 emra shqiptarë. Erigerta Deda nuk është e panjohur për publikun e huaj, pasi imazhi i saj është familjar në prezantimin e produkteve të shumta në rolin e modeles. Në “Fast and Furious 8” ajo vjen në rolin e një kalimtareje.

Erand Hoxha është një tjetër aktor shqiptar, që në këtë film do të interpretojë rolin e një turisti. Dhe, si në shumë raste të tjera kur vjen fjala te filmat amerikanë, sërish aktori nga Shkodra, Marko Caka vesh rrobat e policit në këtë film.

Shpërndaje në: