‘Spidermani’ francez sfidon ndërtesën 123 katëshe
Një rrjet i sigurimit ka bllokuar alpinistin 55-vjeçar i cili ndryshe njihet edhe si “Spajdermani francez” duke tentuar të sfidojë ndërtesën e pestë më të gjatë në botë.
Alpinisti urban francez, Alain Robert ka menagjuar për mrekulli 75 katët e objektit gjigand Lotte në Seoul para se të aktivizohej një rrjet i sigurisë për ta bllokuar atë të vazhdojë më tej. Ndërtesa ishte e gjatë 555 metra, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
“Është për të ardhur keq”, tha You In-sik, zëdhënësi i “Lotte World Tower”. “Ai u ngjit pa kërkuar leje. Është shumë e rrezikshme”.
Ndërkohë, spajdermani francez u shpreh “Arrita të ngjitem në 75 kate, por pas kësaj u gjenda në një situatë siç është maca me miun. Defintivisht, vendosa të dorëzohem”.
Më pas, alpinisti francez u arrestua nga autoritetet koreano-jugore.
Disa kamionë zjarri dhe policë janë dërguar në ndërtesën e Seoulit, pasi një rojë e sigurisë e kishte parë alpinistin francez./Periskopi/
















