Spitali detyron infermieren të dorëhiqet, ishte “shumë seksi” (Foto)

Spitali detyron infermieren të dorëhiqet, ishte “shumë seksi” (Foto)

Detyrohet që të dorëhiqet sepse është “shumë seksi”. Një infermiere u detyrua të ikë nga puna, pasi në një fotografi të saj me uniformë, të publikuar në rrjetet sociale, dukej shumë sensuale.

Eprorët e saj, e cilësuan fotografinë si të papërshtatshme, duke thënë se dëmtonte imazhin e profesionit dhe për rrjedhojë dhe gjithë kolegët.

Parichat Pang Chatsri, 26 vjeçe punon në një spital rajonal në Isan të Tajlandës. Gruaja u shfaq në një fotografi me uniformë me një fund të shkurtër, i cili u cilësua si skandaloz.

Fotografia e saj u publikua në faqen e ‘Thai Nurse Lovers Association’, duke u përhapur me shpejtësi.

“Veshja ime mund të sillte probleme për spitalin, kështu që u detyrova dorëheqjen. Kërkoj ndjesë ndaj kolegëve, nuk dua që bota të gjykoj sistemin shëndetësor të vendit tim për një fotografi”, tha ajo për ‘Mirror’./Arbresh.info/

646306-sjx2slvoz

646306-bjl3sbeu

646306-bybnhin-b

Shpërndaje në: