Sporti më i rrezikshëm në botë, më dhjetëra njerëz që sfidohen me grushta
Me kampionatin botëror FIFA World Cup që po ofron, një lojë që ka marrë vëmendjen e internetit është zhvilluar në Fiorentinë.
Sporti i cili luhet çdo vit në sheshin Santa Croce të qytetit italian, i sheh kundërshtarët që sfidojnë njëri tjetrin me grushta.
Turneu vjetor përbëhet nga katër ekipe të përbërë nga lagjet Santa Croce (blu), Santa Maria (e kuqe), Santo Spirito (e bardhë) dhe San Giovanni (e gjelbër).
Ndeshjet në mes të dy anëve tëe 27 lojtarëve zhvillohen gjatë një dueli rraskapitës 50 minutësh dhe pa zëvendësime madje edhe nëse ka të lënduar, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Ishte brutale për disa, por famëkeqi mbreti Henry III i Francës i cili shikonte ndeshjen në vitin 1573 ka vërejtur që është “shumë e vogël për të qenë një luftë dhe shumë mizore për të qenë një lojë”.
Megjithatë për shefin e Apple Tim Cook nuk ishte shumë brutale pasi kishte shikuar këtë ndeshje./Periskopi/






















