Sporting pritje speciale për Ronaldon
Por, tifozët e ish-skuadrës së Ronaldos kanë përgatitur një befasi për portugezin.
Këtë e thotë presidenti i Sporting, Bruno de Carvalho.
“Ne kemi përgatitur diçka për të mirëpritur Cristianon, por ne do të duhet të presim dhe të shohim se a mund ta bëjmë këtë me rregullat e UEFA-s”, deklaroi De Carvalho.
“Ai është në njeri i Sportingut dhe ai do të ndjej mbështetjen tonë saherë që të kthehet këtu. Unë mendoj se kjo do të jetë e bukur dhe se njerëzit do ta vlerësojnë atë që ne do ta bëjmë për të”, shtoi ai. /Periskopi.com



