Sportisti që bëri krenar të gjithë shqiptarët jep një premtim të madh (Foto)

Sportisti që bëri krenar të gjithë shqiptarët jep një premtim të madh (Foto)

Ai është pritur nga familjarë dhe miqtë të tij.

“Jam shumë i emocionuar. Kjo medalje i shkon të gjithë shqiptarëve, të gjithë mbështetësve të mi, familjarëve dhe shokëve të mi. Ishte një garë e fortë. Unë realizova në kërcim të fundit. Kisha familjen aty, shokët, më dhanë kurajë dhe ja arrita”, ka thënë 23-vjeçar.

Në muajin gusht në Londër do të zhvillohet kampionati Botëror i Atletikës dhe Smajlaj deklaron se do tentojë zonën e medaljeve.

“Kampionati Botëror është në muajin gusht dhe të premtoj që tani është herët dhe nuk jemi politikan të premtojmë, por shprehim objektivat tona dhe unë synoj të arrij në zonën e medaljeve”, thotë Smajlaj.

Shpërndaje në: