Sportistja që nuk i ndahet fëmijës, e ushqen me gji gjatë ndeshjes së hokejit
“Bëj gjërat që të pëlqen t’i bësh, duke mbajtur pranë edhe fëmijën tënd”
Ka qenë kjo këshilla që një konsulent i ushqimit me gji të fëmijës i ka dhënë sportistes së hokejit, Serah Small, e cila luan me ekipin e qytetit të saj Grande Prairie.
Dhe gjatë dy muajve të fundit, ajo ka ndjekur këtë këshillë, duke ushqyer me gji foshnjën e saj Ellie në pushimin e ndeshjeve të hokejit. Për të kjo u kthye në një normalitet, duke ushqyer me gji fëmijën, ndërkohë që koleget e saj përgatiteshin për pjesën e dytë.
Ky moment është përjetësuar me një fotografi nga vetë sportistja, e cila më pas i ka publikuar ato në faqen e saj zyrtare “Facebook”, duke promovuar edhe ushqimin me gji të fëmijës.
Këto foto kanë marrë një mbështetje të madhe nga miliona njerëz edhe pse nuk kanë munguar edhe kritikët.
“Vendosa të fotografoj veten duke ushqyer me gji vajzën time, pasi doja që njerëzit ka konsiderojnë këtë gjë si një gjest normal, për të treguar se kjo mund të kryhet kudo, në çdo moment”, tha Small.
Hockey moms are the real MVPs.
?: Milky Way Lactation Services & Serah Small pic.twitter.com/KzvgkjEbBU— Women’s Hockey Life (@LiveTheDreamWHL) March 29, 2018



