Sqarohet Herolind Shala: Fjala ‘nënçmuat’ ishte për gazetarët dhe trajnerin italian (Foto)

Sqarohet Herolind Shala: Fjala ‘nënçmuat’ ishte për gazetarët dhe trajnerin italian (Foto)

Kosova dje mposhti Shqipërinë me rezultat 3:0 në miqësoren e luajtur në Zvicër

Pas ndeshjes bujë të madhe bëri postimi i Herolind Shalës, por futbollisti sot është sqaruar për shkrimin që e kishte bërë dje, transmeton Periskopi.

“Na nënçmuat? Në rregull ne flasim vetëm në fushë, ne jemi KOSOVA dhe pritni gjëra të mëdha në të ardhmen. Faliminderit bashkëatdhetarë për përkrahjen e madhe. Të dua vendlindja ime!,” ka shkruar Shala dje.

Ndërsa, pas reagimeve të shumta sot ylli i Kosovës është sqaruar me anë të një postimi ku ka zbuluar arsyen se pse përdori fjalën ‘nënçmim’.

Ky është postimi i plotë i mesfushorit kosovar:

“Përshëndetje të dashur miq. Dua të sqarohem për një shkrim timin pas ndeshjes së djeshme vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Fjala na nënçmuat ka qenë vetëm për disa gazetarë e analistë por edhe për trajnerin italian që na kanë nënçmuar para ndeshjes dhe jo për tifozët ose ndokënd në FSHF.

Si Përfaqësuese e re nuk meritojmë nënçmim, së paku meritojmë përkrahje për tu rritur pasi edhe ne si futbollistë që luajmë për Kosovën mundohemi t’i prezantojmë sa më mirë shqiptarët kudo që janë.

Mbi të gjitha ne jemi të gjithë shqiptarë, ne jemi të një kombi por kemi dy ekipe futbolli. Faleminderit që me keni dërguar qindra mesazhe duke më ofenduar, nuk ua kthej në të njëjtën mënyrë asnjëherë.

Mbi të gjitha un jam shqiptar i Kosovës dhe statusi im nuk ka qenë për të përqarë dy tifozëritë por tregova arsyejen për se.

Të gjithë që jeni ndier të ofenduar ose jeni prekur nga ai shkrim i imi ju kërkoj falje edhe pse qëllimi nuk ka qenë për ta lënduar askënd.

Faleminderit për mirëkuptim shqiptarë kudo që jeni. Forca Shqipëria & Forca Kosova ????,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: