Sqaron KQZ-ja: Sot vendoset për datën e tërheqjes së shortit për renditjen e partive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot të ditur se nuk do të zhvillohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Në njoftim theksohet se gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, e cila fillon në orën 18:00, është paraparë vetëm ndryshimi i datës së shortit, ndërsa data e re do të caktohet pikërisht në këtë mbledhje.
KQZ ka sqaruar se sot, e shtunë, nuk ka qenë fare e planifikuar tërheqja e shortit dhe se çdo vendim lidhur me procedurën e renditjes së subjekteve politike do të bëhet publik pas mbledhjes së mbrëmjes.



