Stadiumi i Wembley pranë shitjes, ja oferta marramendëse për blerje

Stadiumi i Wembley pranë shitjes, ja oferta marramendëse për blerje

Stadiumi kombëtarë i Anglisë është pranë shitjes, ka konfirmuar Federata e Futbollit Angleze(FA), raporton Sky Sports.

Biznismeni amerikano-pakistanez, Shahid Khan është pranë blerjes së stadiumit ikonik për 600 milionë funta derisa konfirmon se është në bisedime nga shkurti i vitit 2017.

Tashmë bordi i FA që përbëhet nga 10 persona do të vendosë përgjigjen përfundimtare.

Nëse bordi vendos ta bëjë këtë, propozimi do t’i paraqitet Këshillit të FA-së prej 127 anëtarësh për muajin e ardhshëm për miratim.

Khan është president i ekipit të Fulham dhe ekipi nga NFL, Jacksonville Jaguars./Periskopi/

Shpërndaje në: