Stadiumit i rrëzohet edhe një pjesë e murit, por renovimi do të nisë shpejt

Stadiumit i rrëzohet edhe një pjesë e murit, por renovimi do të nisë shpejt

Bëhet fjalë për stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, renovimi i të cilit me kohë do të kushtëzojë paraqitjen e skuadrave kosovare të futbollit në kualifikime për Ligën e Kampionëve dhe për Ligën e Evropës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qindra shikuesit që ishin në stadium kanë mundur sërish të vërejnë gjendjen jo të mirë të këtij objekti. Sikur gjendja e keqe të mos mjaftonte shikuesit rrugës për në stadium kanë mundur të ndalen pak nga një mur i depove të stadiumit që ishte rrëzuar dhe kishte rënë në rrugë.

Muri i vënë gjatë renovimit të stadiumit në fillim të vitit 2014, ishte rrëzuar nga era e fortë dhe kur ndeshja mes Trepçës e Prishtinës po niste, ai po largohej nga një mjet punues i një kompanie komunale. Në kohën kur fillimi i punimeve vlerësohet prioritet mbi prioritete, stadiumi vetëm po vazhdon të rrënohet.

Shpërndaje në: