Stafi i Mercedes grabitet me armë në Brazil
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, pak para fillimit të provave zyrtare të Formula 1, në pistën e Interlagosit.
Stafi i skuderisë Mercedes, janë grabitur nën kërcënimin e armëve, nga një bandë e armatosur, duke shkaktuar panik.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kampionit të botës, LewisHamilton, që në Twitter, ka kërkuar masa të menjëhershme nga organizatorët e Formulës.
“Të gjithë janë të frikësuar në skuadrën tonë. Me të drejtë, pasi u kishin drejtuar në kokë armë të vërteta, janë kriminelë që nuk bëjnë shaka. Kjo ka ndodhur në të dalë të cirkutitit të Interlagos. U dëgjuan edhe të shtëna me armë. Këto skena ndodhin çdo vit në këtë vend, duke turbulluar ata që kërkojnë të jenë profesionistë edhe në kushte ekstreme. Drejtuesit e Formula 1 duhet të marrin masa urgjente. Për episode të tilla nuk ka justifikime”, shkroi Hamilton.
Gjithsesi, lajmi i mirë është se nuk ka të lënduar. Në vitin 2010, po në Sao Paolo, edhe Janson Button ka rënë pre e një sulmi të armatosur, të cilin ai ende sot e evokon si të tmerrshëm. Kjo nuk ishte mbyllja më e bukur që mund t’u bëhej garave të Formula 1.



