Stamboll: Të shtëna me plumba gome, gaz lotjesjell drejtë paradës së homoseksualëve (Video)

Stamboll: Të shtëna me plumba gome, gaz lotjesjell drejtë paradës së homoseksualëve (Video)

Shumë demonstrues janë ndaluar nga policia në sheshin Taksim të Stambollit, pas një parade të Homoseksualëve.

Sipas disa postimeve në rrjetin social Twitter nga njerëz që ishin në vendin e ngjarjes, thuhet se policia u ka thënë që “Për 3 minuta, të largoheni ose do të fillojmë të ju arrestojmë”.

Raportohet që policia ka gjuajtur me plumba të gomës dhe me gaz lotsjellës drejtë protestuesve, si dhe gjithashtu raportohet se 10 njerëz janë arrestuar, raporton Hurriyet, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: