Statistikat e frikshme të Muric me Cityn, të gjithë e duan portierin kosovar

Statistikat e frikshme të Muric me Cityn, të gjithë e duan portierin kosovar

Njëri nga afrimet që bëri shumë bujë te Kosova ishte portieri Arijanet Muric. 

Muric po konsiderohet e ardhmja e Kombëtares Dardane, ndërsa paraqitjet e tij me Manchester Cityn janë të jashtëzakonshme, përcjell Periskopi.

Këtë e dëshmojnë edhe statistikat e tij me ekipin e Guardiolas.

‘Qytetarët’ avancuan në gjysmëfinalen e Carabao Cup falë portierit shtatëlartë, i cili priti dy penallti ndaj Leicester.

20 vjeçari ka luajtur pesë ndeshje me Cityn, prej tyre katër herë e ka mbajtur portën e paprekur.

Me Kosovën ai është paraqitur vetëm një ndeshje, ndaj Azerbajxhanit, ku triumfuam 4 me 0.

Në total, Muric ka gjashtë paraqitje këtë sezon, dhe pesë herë e ka mbajtur portën e paprekur. Rekord fantastik! /Periskopi

Shpërndaje në: