Statistikat e Klopp kundër Mourinhos

Statistikat e Klopp kundër Mourinhos

Por, cilat janë statistikat e përballjeve ndërmjet dy trajnerëve të njohur me skuadrat e tyre të mëparshme.

Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho janë përballur në pesë ndeshje.

Por, nga pesë këto sfida, Klopp ka fituar në tre ndeshje me skuadrat e tij, Borussia Dortmund dhe Liverpool, ndërsa Mourinho ka triumfuar vetëm në një përballje ndaj gjermanit, dhe kjo ka ndodhur në kohën kur ai drejtonte Real Madridin.

Një përballje tjetër mes tyre ka përfunduar me barazim.

Skuadrat e drejtuara nga Jurgen Klopp i kanë shënuar skuadrave të Mourinhos plot 11 gola, ndërsa skuadrat e portugezit kanë shënuar vetëm 7 gola.

Mbetet të shihet se cilit prej trajnerëve të njohur do t’i takojë përballja e së hënës. /Periskopi.com

Shpërndaje në: