Statistikat e ndeshjes: Ishujt Faroe 1:1 Kosova

Statistikat e ndeshjes: Ishujt Faroe 1:1 Kosova

Kosova nuk mundi t’i merrte tre pikë të plota ndaj Ishujve Faroe, por duhet të mbeten të kënaqur me lojën e bukur që po bëjnë.

‘Dardanët’ dominuan gjithçka, përveç rezultatit – e që në futboll është më i rëndësishmi.

Megjithatë Kosova mbetet në vendin e parë me tetë pikë, falë edhe Maltës që i mori një pikë Azerbajxhanit në Baku.

Ne ju paraqesim statistikat e ndeshjes së sontme, të cilat ishin në favorin e ekipit të Bernard Challendes.

Posedimi i topit: 38% – 62%
Shanset për gol: 9 – 10
Goditjet në portë: 4 – 3
Goditjet jashtë portës: 4 – 1
Kornera: 5 – 3
Offside: 1 – 1
Pritjet nga portieri: 2 – 3
Kartonat e verdhë: 2 – 2
Pasimet totale: 342 – 640
Pasimet e kompletuara: 237 – 530

/Periskopi/

Shpërndaje në: