Statistikat e Shaqirit në Premier League, a është Liverpooli vend i duhur për vazhdimin e karrierës?

Statistikat e Shaqirit në Premier League, a është Liverpooli vend i duhur për vazhdimin e karrierës?

Xherdan Shaqiri pritet që ta kompletojë sot transferimin te Liverpool

Xherdan Shaqiri u transferua në Premier League më 11 gusht 2015 ku nga Interi kaloi te Stoke City për shumën prej 15 milionë euro, raporton Periskopi.

26-vjeçari tani është afër një transferimi te një klub i madh anglez, Liverpool, i cili ka arritur marrëveshje me Stoke Cityn.

Anësori i kombëtares zvicerane që shkëlqeu në Kupën e Botës do t’i duhet që të luftojë me Mo Salah për një vend në formacionin startues pasi pozita e Shaqirit është e njejtë me atë të yllit egjiptian.

Në Premier League me Stoke Cityn ai ka luajtur 84 ndeshje ku ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 15 asiste. Shaqiri ka luajtur gjithsej 6786 minuta me ‘Potters’ në kampionatin anglez.

26 vjeçari nga Zhegra shquhet për fizikun që ka dhe është mjaftueshëm i mirë për të luajtur në një kampionat si Premier League.

Por, ai do ta ketë të vështirë që të siguroj një vend në formacionin startues kur dihet që treshja e sulmit te Liverpooli përbehet nga Mane-Firmino-Salah.

Mediat raportojnë që Jurgen Klopp do ta përdorë atë edhe në rolin e mesfushorit qendror, por kjo do të ishte e gabueshme pasi pozita natyrale e Shaqirit është ajo e anësorit.

E vështirë është t’i thuash ‘JO’ një klubi të madh si Liverpooli, por me gjasë futbollisti nga Gjilani do të jetë vetëm një zëvendësues i Salahut në rast se egjiptiani pëson ndonjë lëndim. /Periskopi/

Shpërndaje në: