Statistikat impresionuese të Xherdan Shaqirit me Liverpool
Liverpool tashmë është gjashtë pikë përpara vendit të dytë në tabelën e Premier Ligës, pas fitores bindëse 4 me 0 ndaj Newcastle.
Ekipi i Jurgen Klopp ka shfrytëzuar në maksimum dy humbjet rradhazi të Manchester Cityt, shkruan Periskopi.
‘Të Kuqtë’ nuk e kanë fituar Ligën që nga viti 1990 – asokohe nuk quhej as Premier Ligë – që do të thotë se lojtarët janë absolutisht të dëshpëruar për ta thyer këtë tabu.

Për këto suksese të Liverpool ka merita edhe ‘lojtari i palavdëruar’ Xherdan Shaqiri.
Liverpool është befasuar nga transferi më i lirë i verës.
Zviceriani, i blerë nga Stoke City në verë, ka përmbushur potencialin e tij në ‘Anfield’. Shaqiri ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asiste këtë sezon në 14 paraqitje në ligë.
Minutazhi i Shaqirit mund të ketë qenë i kufizuar këtë sezon, por ai ka impresionuar në çdo ndeshje që është futur, shkruan Periskopi.

Kuarteti i ri i Liverpool me Shaqirin, Salah, Mane dhe Firmino kanë luajtur në tetë ndeshje nga fillimi, dhe në ato Liverpooli ka gjetur po aq fitore.

Jo vetëm që ‘Të Kuqtë’ kanë fituar 24 pikë, ndërsa këta katër lojtarë kanë qenë në fushë, por 22 gola janë shënuar gjithashtu, me Shaqirin që ka shënuar çdo 119 minuta.
Dhe kjo nuk përfundon këtu.
Goli për Liverpool vjen çdo 28 minuta, kur Shaqiri, Salah, Mane dhe Firmino janë bashkë në fushë.
Ky sulm i frikshëm i ekipit të Jurgen Klopp ka edhe një plus tjetër. Mbrojtja nuk është më problem, me Virgil Van Dijk që ka qenë shtylla kryesore e ekipit gjatë këtij sezoni.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, Klopp ka arritur të përmirësojë ekipin e tij me një transferim 13 milionë funtësh, çka ka bërë që të gjitha ekipet të ishin ‘xheloze’. /Periskopi



