Stephen Curry: Njeriu kurrë nuk ka qenë në hënë, NASA: Po kemi qenë, hajde e këqyri provat
Çka të themi kur lojtarët e NBA mohojnë faktet bazike shkencore?
Basketbollisti i njohur i Golden State Warriors, Stephen Curry së fundi ka vënë në dyshim arritjen e madhe të NASA-s së vitit 1969: Zbarkimin në sipërfaqen e hënës, transmeton Periskopi.
Zëdhënësi i NASA-s Allard Beutel deklaroi pas kësaj çështjeje duke thënë: “Kemi qindra gurë të hënës këtu. Gjatë vizitës së Curryt, ai do të kishte mundësi të shihte me sytë e tij atë që kemi bërë 50 vjet më parë, dhe atë që po bëjmë tash për të shkuar sërish në hënë, por kësaj here për të qëndruar përgjithmonë.”
Nuk ka ndonjë indikacion që Curry do të pranojë ofertën. Një tjetër basketbollist i njohur, i Boston Celtic, Kyrie Irving i kishte dhënë mbështetje teorisë që thotë se toka është e sheshtë. /Periskopi



