Steven Gerrard: E urrej David De Gean (Video)

Steven Gerrard: E urrej David De Gean (Video)

Legjenda e Liverpoolit ka thënë se e urren portierin e Manchester Unitedit, David De Gea

Portieri spanjoll iu bashkua Unitedit në vitin 2011 dhe tani është njëri nga portierët më të mirë në botë, shkruan Periskopi.

Spanjolli në shumë raste ka qenë heroi i skuadrës së tij me pritjet që ka realizuar, derisa Gerrard e vlerëson lartë talentin që De Gea e ka, por gjithashtu e pranon se e urren atë shkaku i rivalitetit që kanë Liverpool me Manchester Unitedin.

“Komplimenti më i mirë që unë mund t’ia bëjë atij është se e urrej. Atë e urrejnë të gjithë tifozët e Liverpoolit,” ka thënë Gerrard.

“Ai është portier i klasit të lartë, bënë pritje të mëdha. Ai bënë që goditjet e fuqishme të duken shumë të lehta për t’u ndalur. De Gea ndoshta është portieri më i mirë në botë tani,” përfundoi legjenda e Liverpoolit. /Periskopi/

Shpërndaje në: