Steven Gerrard: Liverpoolit i kushtuan gabimet e portierit
Legjenda e Liverpoolit ka reaguar pas finales së humbur të Liverpoolit
Liverpool u mposhtë në finale të Champions League nga Real Madrid me rezultat 3:1, ndërsa figura tragjike e këtij takimi për anglezët ishte portieri Loris Karius që bëri dy gafa, shkruan Periskopi.
“Unë e kam fituar një finale dhe një e kam humbur,” ka thënë Gerrard.
“Ju nuk e kujtoni atë që e keni humbur. Në fund dy gabimet e portierit ishin vendimtar në këtë ndeshje.
“Liverpooli luajti mirë sonte. Kur Salah doli nga loja kishte rënie te loja dhe Reali e shfrytëzoi këtë,”. /Periskopi/



