Stine ndalohet nga policia, reagon ashpër (Foto)

Stine ndalohet nga policia, reagon ashpër (Foto)

Ernest Duka i njohur ndryshe me emrin Stine është ndëshkuar ditën e sotme nga policia rrugore, duke i hequr këngëtarit patentën.

Këngëtari ka reaguar lidhur me ketë ndëshkim duke e quajtur jo të drejtë  duke thënë se askujt nuk mund t`i hiqet patenta vetëm 20 km në orë më shumë se norma e lejuar për këtë tejkalim shpejtësie. Ndërkohë që  një gjë të tillë e vërteton dhe fleta e gjobës, ku rezulton se ishte në timon me 20 km në orë më shumë se norma e lejuar.

Postimi i Stinës

Nuk kam asgje as me shtetin as me ligjin jam pro saj dhe me vjen mire qe cdo dite e ma shume zbatohet si nga qytetaret edhe nga policia shtetit ….por thjesht une se kuptoj ku nje polic i nderuar per 20 km plus me shume te heq patenten qe e kam fitu me zotsi dhe qe ma ka dhene shteti gjerman ne kushtet dhe konditat e tyre ….ne asnje vend te botes nuk hiqet patenta per 20 km me shume. tani o ne sdim edhe ankohemi kot ose shteti mire qe gjoben e ve por edhe te prish pune

…athere rroft bicikleta  pra nk..t patenta

Shpërndaje në: