Stjuardesa adoptoi qenin që e priste gjithmonë pranë hotelit
Olivia Sievers, një stjuardesë nga Gjermania, shpesh ka fluturuar për në Buenos Aires si pjesë e punës së saj. Në atë vend ajo njoftoi qenin më besnik në botë.
Gjashtë muaj më parë, Olivia ka parë qenin në fjalë për herë të parë jashtë derës së hotelit ku ajo ishte duke qëndruar. Ajo e ushqeu atë dhe luajti pak me të.
E që nga ajo ditë qeni – të cilin Olivia e quajti Rubio – filloi që ta priste sa herë që ajo vizitonte Buenos Aires. Olivia gjeti një shtëpi për Rubion mirëpo ai u largua nga aty që ta shoh ate përsëri.
Tanimë ajo kishte krijuar një lidhje të fortë me qenin dhe vendosi që ta adoptoj dhe ta marrë me vete në Gjermani. Tani qeni Rubio është i rrethuar me dashuri dhe është shumë i lumtur.







