Stones: Nuk frikësohem nga përballja me Messi

Stones: Nuk frikësohem nga përballja me Messi

John Stones është transferuar këtë sezon në Etihad Stadium duke u shëndrruar një nga pikat kqye të Pep Guardioles.

Stones ka folur se si është rritur duke e shikuar Messi dhe se është një fans i tij.

Stones tha “Nuk më frikëson përballja me Messi, mendoj se gjithmonë duhesh të luash kundër më të mirit dhe të shikosh se a mund të përballesh me të. Përballja me Messi do të nxjerrë më të mirën nga unë”

“E shikojë si një sfidë fantastike dhe mezi po e pres. “Për mua, Messi është lojtari më i mirë në botë, thjesht.”

“Por nuk është vetëm ai, është çdokush në atë ekip. Suarez është po ashtu që nga largimi i tij nga Liverpool ka kaluar në nivel tjetër”, shtoi Stones.

Barcelona e pret Manchester City në Nou Camp për ndeshjen e grupit C në Ligën e Kampionëve. /Periskopi.com

Shpërndaje në: