Strakosha heroi i Lazios, e çon në gjysmëfinale

Strakosha heroi i Lazios, e çon në gjysmëfinale

Në një ndeshje me plotë tensione, Lazio ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. 

‘Lacialët’ arritën të mposhtnin Interin pas goditjeve të penalltive, dhe krejt kjo falë portierit të Shqipërisë, Thomas Strakosha.

90 minutat e para përfunduan me barazim pa gola, derisa Ciro Immobile (108′) i dha epërsinë mysafirëve.

Pas shumë tensioneve, Mauro Icardi (120+5′) barazoi nga pika e bardhë për ta çuar ndeshjen në penallti.

Thomas Strakosha priti dy penallti, atë të Lautaro Martinez dhe Radja Nainggolan, dhe dërgoi Lazion në gjysmëfinale ku do të përballet me Milanin. /Periskopi

Shpërndaje në: