Stresi lajmërohet nga burgu, ka një porosi

Stresi lajmërohet nga burgu, ka një porosi

Reperi i famshëm Stresi prej disa ditesh ndodhet në burg me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Por në llogarinë e tij zyrtare në Facebook është bërë një postim vetëm pak minuta më parë.

“Shihemi së shpejti,”-shkruhet në postim, ku është publikuar një foto e këngës së tij të re ‘Të du mom’ që ka marrë mbi 1 milionë klikime.

Nuk dihet ende nëse postimi është publikuar nga vetë Arkimend Lushaj apo është dikush tjetër që ka akses në llogarinë e tij në Facebook.

Këngëtari përfundoi në prangat e policisë më 17 tetor me akuzën se është pjesë e një  grupi kriminal që trafikonin drogë.

Ai u arrestua në një hotel në zonën e Linzës, ku iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Shpërndaje në: