Stresi me një mesazh për vajzat në rrjete sociale: Mos i ekspozoni pjesët intime – ruajini për partnerët tuaj
Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka zgjedhur të ndajë një mendim personal në lidhje me sjelljen e vajzave në rrjetet sociale, duke i drejtuar atyre një apel për më shumë përmbajtje dhe kujdes në përzgjedhjen e imazheve që publikojnë.
Në një video të publikuar në InstaStory, artisti u shpreh se shumë vajza po bien në “kurthin” e vëmendjes së rrjeteve sociale, duke ekspozuar pjesë intime të trupit të tyre, gjë që sipas tij, mund të dëmtojë imazhin dhe integritetin personal, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.
“Mos i ekspozoni pjesët intime në rrjetet sociale. Ruajini ato për partnerët tuaj” – u shpreh Stresi me tone të qeta, duke e theksuar se mesazhi i tij është thjesht një sugjerim i sinqertë, jo një gjykim.



