Stresi pjesë e mafias shqiptare? Reperi habit me postimin e tij

Stresi pjesë e mafias shqiptare? Reperi habit me postimin e tij

Stresi është një ndër reperët më rebel në vendin tonë, i cili gjithmonë i thyen rregullat dhe është cilësuar shpesh si një’ bad boy’. Disa kohë më parë ai u përfol shumë nga mediat për shkak se u arrestua nga policia, pasi u kap në një lokal me lëndë narkotike së bashku me një grup miqsh.

Përveç problemeve me policinë, Stresi në rrjetet e tij sociale publikon shumë shpesh video dhe foto ku shfaqet duke konsumuar hashash, duke mbajtur armë ose duke thyer rregullat e qarkullimit.

Ai i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij teksa ka publikuar në instastoryn e tij një video që flet për mafien shqiptare, në të cilën shfaqen pako të mëdha me drogë dhe Stresi me armë në dorë.

“Kur mafia shqiptare bëhet e famshme në rrjete sociale”, shkruhet në faqe dhe në video dhe më pas shihet Stresi duke qeshur dhe duke konfirmuar se vazhdon ende të jetë një ‘bad boy’.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=TlIENM9vs1U

 

Shpërndaje në: