Strootman: “Juventus? Unë po mendoj vetëm për Romën”

Strootman: “Juventus? Unë po mendoj vetëm për Romën”

Kevin Strootman ka thënë se nuk është duke menduar për Juventusin, por vetëm për Romën

Ditëve të fundit është shkruar se Juventus është gati të paguajë 40 milionë euro për mesfushorin e Romës, Kevin Strootman.

Por, vet lojtari tha se është i fokusuar vetëm të Roma.

“Juventus? Nuk kam folur me askënd. Nëse ju shkruani diçka, nuk do të thotë që unë duhet të përgjigjem”, tha Strootman.

“Unë po mendoj vetëm për Romën. Unë jam gjithmonë në fushë, në stërvitje me lojtarët dhe nuk kam pse u përgjigjem këtyre pyetjeve”.

 

Shpërndaje në: