Strootman: Roma në garë për të gjithë trofet
Strootman në dy sezonet e fundit ishte i lënduar, pothuajse ishte inekzistent në ndeshjet e skuadrës romake.
“Scudetto apo Europa League? Nuk ka nevojë të zgjedh, sepse duam t’i fitojmë të dyja garat. Po ashtu, edhe Kupën e Italisë. Natyrisht, nuk do të jetë lehtë”.
“Në Europa League duhet të luajmë kundër ekipeve që do t’i zënë vendet e treta në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Duhet të luajmë ndaj ekipeve të forta, por qëllimi ynë është që të shkojmë sa më larg duke i marrë ndeshjet një nga një”.
“Juventusi? Nuk jam i interesuar që të flas për Juventusin. Është ekip i shkëlqyer që i ka fituar pesë Scudetto radhazi, por Roma dhe unë duam të flasim për veten”, ka theksuar Strootman. /Periskopi.com/



