Strootmani kërkohet me ngulm nga gjiganti francez
Me gjithë forcat i është lëshuar nga pas Olympique Marseille mesfushorit të Romës, Kevin Strootman.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Marseille po përgatit ofertë prej 33 milionë eurove, shumica e parave të fituara nga shitja e Andre-Frank Zambo Anguissa në Fulham, transmeton KTV.
Gazeta beson se 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare, pasi klubi francez ka vetëm edhe një javë kohë për të arritur marrëveshje për holandezin.
Megjithatë, largimi i 28-vjeçarit nga “Giallorossët” nuk do të jetë i lehtë pasi ai është shumë i lidhur me kryeqytetin italian. Marsejezët thuhet poashtu se janë të gatshëm t’i japin Strootmanit pagë vjetore 3.2 mln euro.



