Studentët shqiptarë në Shkup i grisin diplomat e kolegjit të Fetullah Gylen
Në Shkup një grup i ish nxënësve të kolegjit ‘Jahja Kemal’ kanë protestuar. Protestën e kanë bërë para objektit të këtij institucioni arsimor. Ata i kanë grisur diplomave të tyre.
Si revoltë pas grusht shtetit në Turqi që tentoi ta bëjë Fetullah Gyleni.
“Si pasojë e ngjarjeve të mbrëmshme të organizuara nga grupi terrorist i Fetullah Gylenit, në territorin e Republikës së Turqisë, ne sot shprehim shqetësimin tonë të thellë ndaj këtij institucioni arsimor i cili është i dirigjuar po nga ky grupacion. Fjala e fundit që ne duam tua përcjellim qytetarëve tanë është kjo. Ne dje gabuam, ju nesër mos gaboni. Andaj sot revoltën tonë do ta shprehim me grisjen e diplomave tona”, deklaroi Muhamed Tahiri, ish nxënës i kolegjit ” Jahja Kemal”.



