Studimi: Higjiena orale e mirë ul rrezikun për mbi 50 sëmundje serioze

Studimi: Higjiena orale e mirë ul rrezikun për mbi 50 sëmundje serioze

Një studim i ri i prezantuar në konferencën vjetore të Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës në Shtetet e Bashkuara tregon se mbajtja e një higjene të mirë orale mund të ulë rrezikun për mbi 50 sëmundje serioze, përfshirë demencën dhe artritin.

Ekspertët theksojnë se larja e dhëmbëve tre herë në ditë dhe vizitat e rregullta te dentisti lidhen me shëndet më të mirë kognitiv dhe ulje të inflamacionit në organizëm. Studiuesit shpjegojnë se bakteret nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut dhe të ndikojnë në tru, duke shkaktuar inflamacion kronik, një faktor i lidhur me probleme njohëse dhe sistemike.

Megjithatë, shkencëtarët sqarojnë se nuk ka prova që problemet e mishrave të dhëmbëve shkaktojnë drejtpërdrejt demencë apo artrit, por ekziston një lidhje e fortë mes shëndetit oral dhe shëndetit të përgjithshëm.

Të dhënat tregojnë se problemet dentare mbeten shqetësim në shumë vende evropiane, veçanërisht tek të moshuarit. Ekspertët rekomandojnë larjen e dhëmbëve para gjumit, përdorimin e furçës elektrike dhe pastrimin e gjuhës për të reduktuar bakteret dhe për të ruajtur shëndetin oral.

Shpërndaje në: