Stupcat pjesë e serialit “O Sa Mirë”

Stupcat pjesë e serialit “O Sa Mirë”

Aktorët e shumëpëlqyer të humorit, Stupcat, do të jenë pjesë e hit-serialit “O Sa Mirë”.

Seria e popullarizuar komike vazhdon të sjellë risi nga më të veçantat për ndjekësit e vet dhe një ndër to është edhe përfshirja e Stupcave në këtë serial.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja që pjesë e komedisë televizive të jenë yjet e mirënjohur të humorit.

Telegrafi më herët kishte siguruar disa fotografi, në të cilat shfaqeshin Vedat Bajrami dhe Osman Azemi duke biseduar me producentin e hit-komedisë shqiptare, Fisnik Vejsa.

Shpërndaje në: