Suarez befason: Të gjithë duan të luajnë për Klopp!

Suarez befason: Të gjithë duan të luajnë për Klopp!

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka thënë se do të shijonte mundësinë për të luajtur nën drejtimin e trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, por pranon se shanset për të ndodhur kjo në një kohë të afërt janë të pamundura.

Suarez është një ish-lojtar i ”Të Kuqëve”, që ka shënuar 69 gola në 110 paraqitje për klubin pas transferimit nga Ajax në 2011 dhe ishte golashënuesi më i mirë i Liverpool në sezonin 2013/14, pasi humbën garën për titullin e parë pas vitit 1990, transmeton Periskopi.

Golat për sulmuesin uruguajan nuk janë ndalur as te Barcelona, ku ka shënuar 125 gola në 149 ndeshje në La Liga, duke u asistuar nga pesë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi.

Image result for Klopp

”Aktualisht ne punojmë për dy klube të ndryshme, kështu që nuk është një çështje për mua në këtë moment”, tha Suarez për 11Freunde kur u pyet nëse ai do të donte të luante për ish-trajnerin e Borussia Dortmundit. “Por po, çdo lojtar do të donte të stërvitej nën Jurgen Klopp”.

Liverpool është afër të kurorëzohet me titullin kampion këtë sezon, pasi gjendet në vendin e parë me katër pikë diferencë nga Manchester City, që mban pozitën e dytë. /Periskopi

Shpërndaje në: