Suarez e demaskon Messin: Ai nuk i shikon as ndeshjet e Barcelonës
Luis Suarez ka deklaruar se sulmuesi argjentinas, Lionel Messi nuk i shikon kurrë përsëritjet e ndeshjeve të Barcelonës
Suarez i është bashkuar Barcelonës në vitin 2014 dhe që nga ai vit ka qenë bashkëlojtar i Leo Messit te Barcelona. Arsyeja se pse Messi nuk i shikon përsëritjet e ndeshjeve të Barcelonës është sepse Messi është shumë kritik ndaj vetes.
“Jo, ai nuk i shikon përsëritjet e ndeshjeve, por ne flasim për shumë situate të ndryshme që mund të kenë ndodhur gjatë ndeshjes” , ka thënë Suarez.

“Ne flasim për pjesët më të mira të ndeshjes, por edhe ato të këqija, ka edhe ditë kur ekipi fiton mirëpo paraqitja ime është e dobët dhe unë ndjehem shumë keq deri në ndeshjen e ardhshme”, shtoi Suarez.
Messi ka arritur që të nis shumë mirë këtë sezon ku në 19 ndeshje të La Ligas ka shënuar po 19 herë dhe ka asistuar 12 herë. Kurse Suarez në 20 paraqitje për Barcelonën ka shënuar 15 gola./Periskopi/



