“Suarez është trajtuar si një qen”

“Suarez është trajtuar si një qen”

Mbrojtësi me përvojë i Uruguajit Diego Godin ndjen se shoku i tij i ekipit ndërkombëtar u dënua padrejtësisht pas një përplasjeje famëkeqe me Giorgio Chiellini në vitin 2014.

FIFA pezulloi sulmuesin e zjarrtë për nëntë ndeshje ndërkombëtare dhe nga të gjitha aktivitetet e futbollit për katër muaj pas fitores së tij të famshme ndaj mbrojtësit italian gjatë fazës së grupeve.

Mbrojtësi i Atletico Madridit i tha “The Guardian”: “Jam i bindur se nëse nuk do të ndodhte ajo që ndodhi kundër Italisë, do të kishte qenë një histori tjetër”.

“Së pari, kemi humbur lojtarin tonë më të mirë. Së dyti, gjithçka që ndodhi na preku: ndikoi Luis dhe pjesa tjetër prej nesh. Ishte shumë e vështirë të jetonim prej atij momenti, ta shihje të dërmuar derisa dilte jashtë Kupës së Botës”, raportoi “Goal.com”, transmeton Periskopi.

“I gjithë vendi ishte zhytur në indinjatë – dhe kjo ishte e gjitha çfarë biseduam deri në ndeshjen me Kolumbinë”.

“E morën atë nga Kampionati Botëror, e nxorrën jashtë si një qen, atij iu ndalua paraqitja në Copa América”./Periskopi/

Shpërndaje në: