Suarez flet sërish rreth Liverpoolit
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka kujtuar sërish kohën e kaluar te Liverpool.
Uruguaiani lë të kuptohet se tifozët e ‘The Reds’ ishin fantastik, duke kujtuar kështu disa ngjarje te skuadra nga Anfield Road.
“Ishte gjithçka ndryshe për shkak të mbështetësve të Liverpoolit. Ka pasur momente te Liverpool kur e kemi humbur lojën dhe ne luanim vërtetë keq, por ata na ndihmonim të ngriheshim lartë”, deklaroi Suarez.
“Kam pasur momente vërtetë të mira atje. Debutimi im, kur kam ardhur në ndeshjen e parë, ishte një moment i mrekullueshëm për mua. Kur kam shënuar, ishte si një ëndërr”, përfundoi Suarez. /Periskopi.com



