Suarez ironizon me Realin
Luis Suarez ishte lojtari që shkëlqeu sot në ndeshjen “El Classico” midis Barcelonës dhe Realit të Madridit të zhvilluar në “Camp Nou”.
Sulmuesi uruguaian realizoi het-trik ndeshjen e sotme, ndërsa pas përfundimit të saj ai u pyet për mungesën e Lionel Messit dhe rivalin e sotëm: “Mesi? Është një mungesë e madhe. Por sot treguam që ne jemi një ekip i mirë”.
Ndërsa kur pyete mbi skuadrën që kishin përballë sot ai shprehet: “Real Madrid? Duhet të jemi të kuptueshëm, pasi i kemi kolegë”.
Barcelona shënoi fitore bindëse (5:1) ndaj Realit, ndërsa përveç tre golave të shënuar nga Suarez, nga një herë shënuan edhe Philippe Coutinho dhe Arturo Vidal.



