Suarez ‘këngëtar’, kjo video po thyen rekordet në internet
“El Clasico” e luajtur më 23 prill vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi në rrjetet sociale po qarkull një video e animuar me personazhet dhe episodet e asaj ndeshje aq shumë të diskutuar.
Dhëmbi i thyer i Messit ka frymëzuar Suarezin me shokë t’i këndojnë argjentinasit për të cilin ndihen krenarë.
Kujtojmë që në vetëm pak ditë kjo video ka marrë më shumë se 2 milionë klikime në “Youtube”, më shumë se disa këngë të mirëfillta të artistëve të mirënjohur.



