Suarez: Ky yll i Barcelonës do të na mungojë shumë
Ky i fundit pësoi një dëmtim në sfidën e djeshme që katalunasit e zhvilluan ndaj Eibarit.
Raportohet se 28-vjeçari ka lënduar ligamentet dhe me gjasë do të mungojë për një kohë të gjatë.
“Sergio është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekipin dhe do të jetë shumë e vështirë për ta zëvendësuar atë”, deklaroi Suarez.
“Ai na ndihmon shumë për të kontrolluar topin. Është një humbje e madhe për ne. Gjithsesi, kemi mjaft lojtarë dhe besoj që do të vazhdojmë me fitore”, shtoi uruguaiani. /Periskopi.com



