Suarez ndryshon fjalët, nuk e përmend Liverpoolin, dëshiron të pensionohet te ky klub

Suarez ndryshon fjalët, nuk e përmend Liverpoolin, dëshiron të pensionohet te ky klub

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez mendon se do të ishte gjëja më e mirë në botë nëse ai do të mund të linte gjurmë në histori të Barcelonës gjatë karrierës së tij si futbollist profesional.

 Ylli i Uruguait shpreson që karrierën e tij të arrijë ta përfundojë tek skuadra e Barcelonës. Edhe pse para disa ditëve ai kishte deklaruar se dëshiron që të punojë me trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp. Tani ai ka ardhur me një deklratë krejtësisht tjetër duke dëshiruar që karrierën e tij ta mbyllë tek klubi spanjoll, Barcelona.

“ Do të ishte gjëja më e mirë në botë nëse do të përfundoja karrierën time në Camp Nou”, tha Suarez.

Kontrata e tij me klubin katalan skadon në vitin 2021. Kjo ka bërë që Suarez të fillojë dhe të mendojë për të ardhmen e tij.

32-vjeçari po kalon një formë fantastike tek Barcelona. Gjithashtu po përshtatet shumë mirë me yllin argjentinas, Lionel Messi.

“Të përfundosh karrierën tek ekipi më i mirë në botë është shumë e veshtirë. Por unë do të mundohem që ta arrijë atë siç kam arritur të fitoj çdo trofe të mundshëm”, shtoi Suarez.

Suarez gjatë këtij sezoni në La Liga në 20 paraqitje ka shënuar 15 gola./Periskopi/

Shpërndaje në: