Suarez shpërthen ndaj gjyqtarit
Uruguaiani qëlloi me bërryl Koken e Atletico Madridit në fund të gjysmëfinales së dytë dhe nga gjyqtari u ndëshkua me të kuq.
Pas takimit ai ka thënë se ndihet keq që do të mungojë në finalen e 27 majit.
“Nuk e qëllova… Jam shumë i mërzitur që do të mungoj në finale. Kartoni im i verdhë ishte për ndërhyrjen e parë që bëra… Gjyqtari nuk më tha asgjë”, ka thënë ai pas takimit, raporton “DailyMail”.
Barcelona u ndal 1 me 1 në gjysmëfinalen e dytë, por shkoi tutje pas fitores 2 me 1 në ndeshjen e parë.



